Çmimet e naftës rriten pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

ef0b2b2b9f1b45349ce03916aab1489b

ef0b2b2b9f1b45349ce03916aab1489b

Çmimet e naftës janë rritur për shkak të shqetësimeve se situata në Izrael dhe Gaza mund të prishë prodhimin nga Lindja e Mesme.

Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit më shumë se 3 dollarë në 87.68 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet në SHBA u rritën gjithashtu.

Izraeli dhe territoret palestineze nuk janë prodhues të naftës, por rajoni i Lindjes së Mesme përbën pothuajse një të tretën e furnizimit global.

Analisti i energjisë Saul Kavoniç i tha BBC-së se çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur për shkak të perspektivës së lufte më të gjerë që mund të përhapet në vendet e afërta prodhuese të mëdha të naftës si Irani dhe Arabia Saudite.

“Nëse konflikti mbështjell Iranin, i cili është akuzuar për mbështetjen e sulmeve të Hamasit, deri në 3% të furnizimit global të naftës është në rrezik,” shtoi ai.

Ngushtica e Hormuzit është vendimtare për eksportuesit kryesorë të naftës në rajonin e Gjirit, ekonomitë e të cilëve janë ndërtuar rreth prodhimit të naftës dhe gazit.

“Pasiguria se si mund të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim mund të nxisë gjithashtu investimet në bonot e thesarit të SHBA-së dhe dollarin – të cilat investitorët tradicionalisht i blejnë në kohë krize”, tha Xheims Keo ( James Cheo) nga banka HSBC.

“Në këtë fazë, ka pak nervozizëm. Investitorët duan të shohin pak më shumë qartësi, veçanërisht mbi të dhënat ekonomike dhe mbi zhvillimet që lidhen me pasigurinë gjeopolitike,” shtoi zoti Cheo.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, çmimet e naftës u rritën, duke arritur në më shumë se 120 dollarë për fuçi në qershor të vitit të kaluar.

Ato ranë në pak mbi 70 dollarë për fuçi në maj të këtij viti, por janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që atëherë pasi prodhuesit janë përpjekur të kufizojnë prodhimin për të mbështetur tregun.

Arabia Saudite, një prodhues i madh i naftës, tha se do të bënte shkurtime me miliona fuçi në ditë në korrik .

Anëtarë të tjerë të Opec +, një grup vendesh prodhuese të naftës, ranë gjithashtu dakord për vazhdimin e shkurtimeve të prodhimit në një përpjekje për të mbështetur çmimet e larta.

Opec+ përbën rreth 40% të naftës së papërpunuar në botë dhe vendimet e tij mund të kenë një ndikim të madh në çmimet e naftës.

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte përshkallëzimi më i madh midis dy palëve për dekada. Vendet perëndimore i dënuan sulmet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.