Categories: LajmeSport

Çmimet FIFA 2023, finalistët në secilën kategori

Do të jetë një luftë mes sulmuesish gara për fitimin e çmimit “The Best Fifa Award 2023” për meshkuj, çmimi më prestigjioz i dhënë nga qeveria e futbollit, që do të ndahet në ceremoninë që do të zhvillohet sot në orën 20:30 dhe do të transmetohet drejtëpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

Erling Haaland, Lionel Messi dhe Kylian Mbappé janë tre finalistët, pasi janë zgjedhur si më të mirët nga një juri ekspertësh për periudhën 19 dhjetor 2022 deri bë 20 gusht të vitit 2023

THE BEST FIFA 2023 (kandidatët meshkuj) – Duke marrë në konsideratë kohën për të cilën vlerësohen, favoriti kryesor është Haaland, që ishte protagonist me fanellën e Manchester City në fitoren e “Tripletës” (kampionat anglez, Champions League dhe Kupën FA). Sulmuesi norvegjez ka rival Lionel Messin, që ndonëse vazhdon karrierën në SHBA, arriti të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën si dhe “Topin e Artë” për herë të tetë në karrierë. Pak më mbrapa qëndron Kylian Mbappé, që nuk arriti të fitojë Botërorin apo Champions-in me Paris Saint Germain.

THE BEST FIFA 2023 (kandidatet femra) – Tek femrat fituesja do të jetë një spanjolle, pasi kandidatet kryesore janë: fituesja e “Topit të Artë” Aitana Bonmatì (Barcelona), Linda Caicedo (Real Madrid) dhe Jenni Hermoso (Tigres).

THE BEST FIFA 2023 (trajnerët kandidatë për meshkuj) –  Pep Guardiola (Manchester City), Simone Inzaghi (Inter) dhe Luciano Spalletti (Napoli) janë tre finalistët, që do të diskutojnë mes tyre çmimin e trajnerit më të mirë.

THE BEST FIFA 2023 (trajnerët kandidatë në futbollin e femrave) – Jonatan Giraldez (Barcellona), Emma Hayes (Chelsea) dhe Sarina Wiegman (Angli).

 THE BEST FIFA 2023 (portierët)  – Yassine Bounou (Sevilla), Thibaut Courtois (Real Madrid), Ederson (Manchester City) tek meshkujt. MacKenzie Arnold (West Ham), Catalina Coll (Barcellona) dhe Mary Earps (Manchester United) për futbollin e femrave.

FIFA PUSKAS AWARDS 2023 (goli më i bukur) – Julio Enciso (Brighton), Guilherme Madruga (Botafogo) dhe Nuno Santos (Sporting Lisbon).

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet sot në orën 20:30 në Londër dhe do të transmetohet drejtëpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

7 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

7 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

7 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

7 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

7 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

8 hours ago

This website uses cookies.