Çmimet “fluturojnë” për festa / Qytetarët të kushtëzuar në blerje për shkak të çmimeve

cmimet festa
Çmimet e ushqimeve të shportës vijojnë rritjen e vazhdueshme ndërsa shënojnë kulmin në prag të festave të fundvitit.
Më e papërballueshme situata bëhet për pensionistët të cilët kanë reduktuar në maksimum ushqimet e çdo muaji.
Tregtarët e pranojnë që çmimet janë rritur duke ndikuar kështu edhe në rënien e forcës blerëse
Rritja e çmimeve në fundvit është e njohur prej vitesh, ndërsa më të prekurit nga kjo situatë mbeten pensionistët dhe familjet me të ardhura minimale.