Cmimet Kombetare te Letersise
Është mbajtur ceremonia e shpalljes së fituesve të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022 nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Kjo ditë kulmoi dhe me 124 vjetorin e lindjes së poetit të madh Lazgush Poradeci. Të pranishëm në këtë eveniment ishin Ministrja e Kulturës Elva Margariti, shkrimtarë, përkthyes dhe botues.
Juria e ngritur, ka vlerësuar prurjet në disa zhanre duke shpallur fitues Stefan Çapaliku me librin “Një engjëll veshë me frak” si romani më i mirë i vitit”; Olimbi Velaj me librin “Lumturia e të tjerëve” fiton çmimin “Vëllimi më i mirë poetik i vitit”; Xhemal Lloshi fiton çmimin “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit”; Behar Jacaj me librin “Hoteli përbri Kishës” fiton Çmimin “Vëllimi më i mirë me tregime”; Mira Meksi me “Vjeshta e patriarkut” fiton Çmimin si “Përkthimi më i mirë”; autorja Edi Gogo fiton Çmimin “Libri më i mirë për fëmijë”
Çmimet Kombëtare të Letërsisë janë një traditë e hershme e krijuar ndër vite për të vlerësuar krijimet më të mira të një viti duke motivuar dhe duke shtyrë përpara autorët e veprave.
Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…
Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…
Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…
Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…
Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…
This website uses cookies.