Çmimet në Velipojë të arsyeshme, turistët të kënaqur me çmimet dhe shërbimin e ofruar

Plazhi i Velipojës po pret turistë të shumë edhe gjatë muajit gusht.

Krahas bukurive natyrore dhe ujit të pastër, pushuesit vlerësojnë çmimet dhe shërbimin që të ofrohet në këtë plazh.

Në Velipojë, çmimet e hoteleve variojnë nga 30 euro minimumi, në zona jo shumë afër me bregdetin, deri në 150 euro në vijën e parë.

Ndërsa dy shezllone dhe një çadër buzë detit kushton 5-10 mijë lekë të vjetra.

Edhe në restorante çmimet vijojnë të jenë të njëjta si vitin e kaluar.

Rreth 30 kilometra nga qyteti i Shkodrës, Velipoja është sot një nga qendrat turistike më të vizituara në pjesën veriore shqiptare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.