Çmimet për Letërsinë 2023, Besnik Mustafaj me “Romanin më të mirë të vitit”

Besnik Mustafaj me

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka ndarë Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2023, duke kurorëzuar Besnik Mustafajn për “Romanin më të mirë të vitit”.

Libri i autorit Mustafaj, “Fati i marrë”, u vlerësua “për guximin dhe imagjinatën në krijimin e një historie ‘alternative’, ku mjafton të ndryshosh një detaj të vogël në histori shekuj më parë, për të na ndihmuar të gjejmë një Shqipëri më të mirë, e mbi të gjitha, më të ndjeshme; ku heronjtë janë më të prekshëm e më njerëzorë; ku gratë flasin, qoftë dhe me gjuhën e shenjave“.

Juria e drejtuar nga Koloreto Cukali vlerësoi prurjet më të mira në 6 kategori.

  • “Vepra më e mirë studimore e vitit” iu dha autorit Pëllumb Xhufi për librin “Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar”.
  • “Përkthimi më i mirë i vitit” u shpall “Daullja prej llamarine” me autor Gunter Gras, i përkthyer nga Ana Kove.
  • “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” iu dha autorit Shpëtim Kelmendi për librin “Dashnia asht'”.
  • “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” iu dha autores Entela Tabaku për librin “Qeramikiana”.
  • “Libri për fëmijë më i mirë i vitit” shkoi për autoren Ledjona Braho për librin “Kroni dhe pulëbardhat”.

Çmimet Kombëtare të Letërsisë janë një traditë e hershme e krijuar për të vlerësuar krijimet më të mira të një viti, për të motivuar e për të shtyrë përpara autorët e veprave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.