Çmimet vijojnë të rriten/ Qytetarët: Jetesa po bëhet çdo ditë më e vështirë
Në tregun e pakicës së fruta- perimeve në Shkodër vërehet se çmimet kanë pësuar rritje.
Qytetarët i konsiderojnë çmimet shumë të larta, e për pasojë të vështira për t’u përballuar.
Më të prekur nga rritja e çmimeve janë pensionistët dhe familjet me të ardhura minimale.
Rritja e çmimeve nuk ka ndikuar vetëm tek konsumatorët, por edhe tek tregtarët. Shqetësim për ta është ulja e ndjeshme e numrit të blerësve, e cila ndikon në xhepat e tyre.
Ndonëse jemi vendi me të ardhura me minimum jetik për frymë, qytetarët po paguajnë më shtrenjtë se çdo vend tjetër në rajon për produktet e fruta-perimeve.
Nëse krahasojmë të njëjtat periudha me vitin e kaluar në secilin produkt vihet re një rritje e ndjeshme e çmimeve.