Çmimi i biletave sipas VKM-së, Shoqata e Transportit të Udhëtarëve kërkon rrugë dytësore në Thumanë
Çmimi i biletës për transportin publik drejt Tiranës nuk është rritur vetëm si shkak i hapjes së rrugës se re me pagesë Thumane – Kashar, por në zbatim të VKM-së që përcakton çmimet në bazë të kilometrave.
Fatmir Halili, kryetar i Shoqatës së Transportit thotë se po i mbajnë më të ulëta çmimet e biletave se sa është përcaktuar në këtë vendim.
“Nuk kemi abuzuar me çmimin madje kemi ndenjur më poshtë nga sa është”.
Por hapja e rrugës së re Thumane – Kashar për drejtuesit e mjeteve të transportit publik është barrë e shtuar financiare dhe që patjetër do të rëndojë edhe tek çmimi.
Halili tha se do t’i drejtohen instancave përkatëse për rrugë alternative përmes një dalje në Thumane tek rruga ekzistuese.
“Rruga e re na bie nga 13-14 mijë lekë për mjet për të paguar. Sa mjete dhe rrugë kemi në ditë ne. Na bie një shumë e konsiderueshme për të paguar. Ministria e Transportit të bëjë uljen e autobuzave ose të hapë rrugë dytësore që të mos futemi në autostradë”, tha ai.
Problematikë tjetër sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Publik në Kukës mbetet TVSH-ja për këto subjekte për të cilën është kërkuar prej kohësh ulja e saj.
Çmimet e biletave të transportit publik drejt Tiranës e Durrësit janë rritur mesatarisht me nga 200 lekë.