Categories: LajmeSociale

Çmimi i biletave sipas VKM-së, Shoqata e Transportit të Udhëtarëve kërkon rrugë dytësore në Thumanë

Çmimi i biletës për transportin publik drejt Tiranës nuk është rritur vetëm si shkak i hapjes së rrugës se re me pagesë Thumane – Kashar, por në zbatim të VKM-së që përcakton çmimet në bazë të kilometrave.

Fatmir Halili, kryetar i Shoqatës së Transportit thotë se po i mbajnë më të ulëta çmimet e biletave se sa është përcaktuar në këtë vendim.

“Nuk kemi abuzuar me çmimin madje kemi ndenjur më poshtë nga sa është”.

Por hapja  e rrugës së re Thumane – Kashar për drejtuesit e mjeteve të transportit publik është barrë e shtuar financiare dhe që patjetër do të rëndojë edhe tek çmimi.

Halili tha se do t’i drejtohen instancave përkatëse për rrugë alternative përmes një dalje në Thumane tek rruga ekzistuese.

Rruga e re na bie nga 13-14 mijë lekë për mjet për të paguar. Sa mjete dhe rrugë kemi në ditë ne. Na bie një shumë e konsiderueshme për të paguar. Ministria e Transportit të bëjë  uljen e autobuzave ose të hapë rrugë dytësore që të mos futemi në autostradë”, tha ai.

Problematikë tjetër sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Publik në Kukës mbetet TVSH-ja për këto subjekte për të cilën është kërkuar prej kohësh ulja e saj.

Çmimet e biletave të transportit publik drejt Tiranës e Durrësit janë rritur mesatarisht me nga 200 lekë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

56 minutes ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

1 hour ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

2 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

2 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

2 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

13 hours ago

This website uses cookies.