Çmimi i Madh i Japonisë, Fershtapen më i shpejti në provat e lira

28fe6c2728cc47d59771462e4587bb5d
Singapori duket një kujtim i largët pasi këtë fundjavë në Japoni do të jetë vetura e Fershtapen ajo për tu mundur. Pas dy sesioneve të para të provave të lira vetura Red Bull e drejtuar nga kampioni i botës në fuqi njëkohësisht edhe lider i kampionatit aktual ka përshkuar më shpejt cirkuitin legjendar të Suzukës.
Provat e lira të ditës të sotme kanë konfirmuar formën e mirë që po kalojnë edhe pilotët e Ferrari-t. Lëklerk dhe Sainz kanë dhënë respektivisht kohën e dytë dhe të katërt më të mirë. Ndërsa Lando Norris me McLaren-in e tij është renditur i treti. Të shtunën në orën 08:00 do të keni mundësi që të ndiqni në RTSH Sport provat zyrtare të Çmimit të Madh të Japonisë.