Categories: BotaSportFormula 1

Çmimi i Madh i Meksikës, fiton Verstapen

Kampionati Botëror i Formulës 1 ka patur në Meksikë stacionin e 20-të të këtij sezoni, që po i drejtohet fundit dhe, përtej premtimit për të ofruar diçka ndryshe, përfundimi ka qenë i njëjtë. Kishte premtuar diçka ndryshe, sepse nga vija e parë të dielën në mbrëmje kanë nisur dy pilotët e “Ferrari”-t, Sharl Lëklerk dhe Karlos Sainz. Të dy ata janë sfiduar që në metrat e para nga dy pilotët e “Red Bull”-it, me Maks Verstapenin që ka hyrë në mes dhe ka marrë kryesimin, kurse Serxhio Perez, është përplasur me Lëklerkun duke e mbyllur garën që në xhiron e parë.

Një zhgënjim i jashtëzakonshëm ky për pilotin, por edhe tifozerinë vendase, që kishin shumë shpresa për të në këtë garë. Ndërkaq, pas 34 xhirosh, Kevin Magnusen do të përplaset dhunshëm me muret rrethuese të pistës, për fat të mirë, pa pasoja për të, por jo për makinën dhe gara ndërpritet me flamur të kuq. Me kalimin e xhirove, Ljuis Hemilton merr vendin e dytë, duke e parakaluar Lëklerkun, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sainz, i mbijeton një sulmi të Xhorxh Rasëllit, i cili nga ana e tij nis të ndjehet i kërcënuar nga piloti i “MekLaren”-it, Lando Norris.

Ky i fundit do ta parakalojë 5 xhiro para fundit, por koha nuk i premton për të arritur Sainzin dhe detyrohet të kënaqet me vendin e 5-të. Ndërkaq, Maks Verstapen ka triumfuar edhe në Çmimin e Madh të Meksikës në Formula 1, duke korrur fitoren e 16-të të tij këtë sezon, një më tepër sesa sezonin e shkuar dhe duke vendosur kështu një rekord të ri. Të gjitha emocionet e kësaj gare, ashtu sikundër edhe ato të gjithë kësaj fundjave, erdhën drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.