Çmimi i qepës pëson rritje në treg/Fermerët e Postribës e tregtojnë me shumicë 120 lekë/kg
Për shkak të prodhimit të dobët këtë vit, çmimi i qepës ka pësuar rritje që në këtë periudhë.
Fermeri Kujtim Plangaj nga fshati Boks në Njësinë Administrative Postribë prej 30 vitesh merret me kultivimin e qepës.
Ai thotë se kultivimi i pakët këtë vit si dhe kushtet jo të përshtatshme të motit ka bërë që të ketë qepë më pak në treg nga zona e Postribës. Zona e Postribës në bashkinë e Shkodrës njihet si një ndër zonat me prodhimtari të lartë bujqësore. Por qepa është kultura e cila kultivohet për mbi 200 vite në këtë zonë. Pothuajse shumica e banorëve këtu merren me kultivimin e saj.