ujesjellesat
Tre aplikime nga ndërmarrje e ujësjellës-kanalizimeve për tarifa të reja janë rrezuar nga Komisioni Kombëtar Rregullator, pjesë e Entit Rregullator të Ujit.
Enti ka analizuar për secilin rast arsyet e këtij refuzimi, së pari për shoqërinë rajonale Ujësjellës-Kanalizime, Qarku i Shkodrës.
Shoqëria në fjalë, kishte dorëzuar aplikimin në 29 shtator 2023, por nuk ka një licencë aktive e cila duhet t’i jepet nga ERRU.
“Vetëm operatorët e licencuar kanë të drejtë të aplikojnë për tarifa shërbimi ujësjellës-kanalizimesh pranë ERRU-së, është kusht i domosdoshëm pajisja e shoqërisë me licencë për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura nga ERRU-ja përpara aplikimit për nivel të ri tarifor”.
Shoqëria e dytë aplikuese, ajo e Elbasanit, në datë 29 shtator, ka kërkuar unifikim tarifash për tarifat fikse, për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura për klientët e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Elbasan SH.a.
Argumentimi i rrëzimit të kërkesës janë sipas komisionin disa pasqyra financiare te pafirmosura nga ujësjellësi i Librazhdit që është pjesë e kësaj ndërmarrje pas reformës së agregimit.
Një tjetër element është ai që shoqëria s’ka respektuar aktmarrëveshjen e nënshkruar me ERRU-në për shlyerjen e detyrimeve të prapambetur.
Për refuzimin e kërkesën nga shoqëria e tretë, atë të qarkun e Beratit enti vlerëson se në aplikimin e dorëzuar në 29 shtator mungojnë disa aspekte.
“Për miratimin e ndryshimit dhe unifikimit të tarifave UK për njësitë: Berat, Kuçovë, Dimal, Poliçan dhe Skrapar mungon nënshkrimi i propozimit për nivelin e ri tarifor për secilën njësi. As pagesat rregullaratore nuk janë respektuar sipas aktmarrëveshjes”.
Shoqëritë e ujësjellës-Kanalizimeve i janë nënshtruar dy viteve të fundit një reforme që synon bashkimin e tyre duke krijuar ndërmarrje më të mëdha. Pjesa më e madhe e këtyre bashkimeve tashmë ka përfunduar.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.