Çmimi i zbritur, përfitojnë 60 mijë familje – Zhuka: Gjatë 2025- ës janë parashikuar investime në linjat e dëmtuara

cmimi i zbritur zhuka

60 mijë abonentë familjarë në qarkun Shkodër, muajin e ardhshëm do të faturohen me çmimin e ri, të zbritur të energjisë elektrike.

 Drejtori Rajonal i OSHEE, Armando Zhuka, tregon se nga kjo ulje nuk përfitojnë abonentët biznes.

Zhuka tregon se gjatë këtij viti janë parashikuar një serë investimesh veçanërisht në linjat e vjetra.

Investimet në zonat turistike si Theth dhe Vermosh ndikuan pozitivisht gjatë fillim vitit, kur defektet si shkak i stuhive të forta ishin më të pakta. Zonat periferike, si njësia administrative Rrethina apo zona të bashkisë Vau- Dejës vijojnë të vuajnë nga amortizimi i linjave çka solli edhe shkeputje të energjisë në ditët e para të janarit, për të cilat sipas drejtuesve të OSHEE do të ketë investime.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.