Çmimi “Lumo Skëndo” – Edicioni i tretë do zgjedhë veprën më të mirë në publicistikë dhe eseistikë
Çmimi “Lumo Skëndo” i themeluar tre vite më parë nga qendra kombëtare e librit dhe leximit rikthehet në edicionin e tretë ne 25 mars, për veprën më të mirë në për vitin 2023 dhe ri sjelljen në vëmendje të emrit të një figure të rrallë dhe të poliedrike siç është Mid’hat Frashëri.
Një mendimtar kalibri që meriton të çmohet dhe rivlerësohet për gjeneratat e reja, për t’i bërë drejtësi mohimit të njohjes së tij nga regjimi i kaluar dhe dritëhijeve që e kanë shoqëruar. Ndërkohë në qendrën kombëtare të librit dhe leximit ka nisur dhe përzgjedhja e veprave që do të konkurrojnë për këtë çmim.
Juria përbëhet nga 5 anëtarë Uran Butka Arlinda Dudaj Ardit Gjinali Belina Budini dhe Bledar Kurti. Në 2 edicionet e mëparshëm fitues të çmimit “Lumo Skëndo” kanë qenë Ben Blushi dhe Lea Ypi.