Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2023 e fiton autori norvegjez Jon Fose
Autori norvegjez Jon Fose (o. Fosse) është fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2023 me motivacionin “për dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënës”.
64-vjeçari Fose është i njohur për 40 drama, disa novela, ese, libra për fëmijë dhe përkthime. Melankolia, Septologjia dhe Zgjimi.
Ai është dramaturg i njohur dhe dramat e tij vendosen gjerësisht nëpër teatrot e botës.
“Ai bashkon natyrën me sfond norvegjez me teknikën artistike,” tha Komiteti i Novelit para dorëzimit të çmimit, duke e vlerësuar edhe për “ekspozimin e ankthit njerëzor dhe dilemës në thelbin” e veprave të tj.
Çmimi Novel për Letërsinë historikisht i ka shkuar “personit që në fushën e letërsisë prodhoi veprën më të shquar në një drejtim idealist”.
Çdo vit jepen gjashtë çmime Nobel për të vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të individëve në fushën e kimisë, psikologjisë ose mjekësisë, fizikës, letërsisë, paqes dhe në atë që ishte risi në vitet e mëvonshme, ekonomisë.
Gjatë javës, Çmimi Nobel në Fizikë iu dha një grupi që studioi elektronet në ndezjet e dritës. Çmimi Nobel në Mjekësi iu dorëzua dy shkencëtarëve që ndihmuan në vendosjen e bazës për vaksinat mRNA kundër COVID-19. Çmimi Nobel për Kimi iu dha tre shkencëtarëve që zhvilluan teknologjinë kuantike të pikave.