Çollaku paralajmëron padi në SPAK për rrugën e Arbrit: Ky Koncesion merr miliona euro dhe rrezikon banorët
Nënkrytari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka paralajmëruar se PD shumë shpejt do të çojë në SPAK një padi për Koncesionin e rrugës së Arbrit.
Nëpërmjet një postim në Facebook, Çollaku shkruan se kjo rrugë e cila po gllabëron miliona euro dhe që nuk po mbaron kurrë, është një rrezik për jetën e qytetarëve të qarkut Dibër.
“Nga Rruga e Arbrit, rruga që gllabëron miliona euro e që nuk mbaron kurrë. Rruga që rrezikon jetën e qindra e mijëra matjanëve, dibranëve e bulqizakëve që kalojnë çdo ditë”.