Conference League, hidhet shorti

Shorti i Conference League ka sjellë përballjen midis Ajaksit dhe Aston Vilës, dy skuadrat e vetme nga 16 gjithsej që kanë fituar një trofe evropian. Union i Belgjikës do të ndeshet me Fenerbahçe, ndërsa Fiorentina shkon në Izrael.

Shorti i Conference League i hedhur në Nion ka rezervuar përballjen midis Ajaksit e Aston Vilës, dy skuadrat e vetme midis 16 pjesëmarrësve që kanë fituar trofe evropianë, ndërsa gjithë të tjerat janë në kërkim të trofeut të parë. Aston Vila, kampione e Evropës më 1982, është favoritja përballë skuadrës angleze, një nga të paktat që i ka fituar të gjitha trofetë e UEFA-s.

Fiorentina do të luajë me Makabi Haifa, ndërsa Olimpiakos i Pireut me Makabi Tel Aviv, me skuadrat izraelite që i luajnë ndeshjet në fusha asnjanëse. Union Sint Giloise i Belgjikës me Fenerbahçen është një nga çiftet interesante, ashtu si dhe Dinamo Zagreb kundër PAOK-ut të Selanikut dhe Sturm Grac-Lilë. Klub Bryzh peshkon Molden, ndërsa Viktoria Plzen luan me Servet të Gjenevës. Ndeshjet do të luhen më 7 dhe 14 mars.

SHORTI

Servette vs Viktoria Plzeň
Ajax vs Aston Villa
Molde vs Club Brugge
Union SG vs Fenerbahçe
Dinamo Zagreb vs PAOK
Sturm Graz vs LOSC Lille
Maccabi Haifa vs Fiorentina
Olympiacos vs Maccabi Tel-Aviv

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.