Categories: LajmeSport

Conference League, Mendilibar: Qetësia është çelësi i suksesit në finale

Në prag të aktit të fundit të Ligës së Konferencës ndaj Fiorentinës, Josè Luis Mendilibar predikon qetësinë.

“Sekreti ishte të qëndronim të qetë dhe të bënim gjithçka që na çoi në finale. Ajo që na solli deri këtu ishte një sukses, ne duhet ta trajtojmë këtë ndeshje si të tjerat, sepse kështu arritëm këtu”, shpjegoi trajneri i Olympiacos, duke u përpjekur t’u tregonte djemve të tij rrugën përpara për të ngritur Kupën.

Mendilibar di shumë për finalet, pavarësisht se është bërë finalist disi “rastësisht” vitet e fundit. Vitin e kaluar ai mori detyrën e trajnerit të Seviljes në pranverë, duke fituar Europa League në kurriz të Romës, por këtë vit ai mbërriti në Pire gjatë sezonit dhe tani po luhet finalja Ligës së Konferencës.

“Ka disa ngjashmëri me ndeshjen e vitit të kaluar, por konkurrenca është ndryshe, skuadrat janë të ndryshme dhe rrethanat janë të ndryshme”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Olympiacos.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Mobilizimi UÇK që ndodhi 26 vjet më parë

 Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për…

3 hours ago

Trump paralajmëron tarifat 50% për naftën ruse: Jam i zemëruar me Putinin!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur se ndihet “shumë i zemëruar” dhe “i mërzitur”,…

3 hours ago

Tërmeti shkatërrues në Mianmar, mbi 1.700 viktima. OBSH apel për 8 mln dollarë ndihma

OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milion dollarë në ndihmë për përgjigjen e…

3 hours ago

Opozita turke bën thirrje për mitingje javore dhe bojkot më të thellë ekonomik, reagon Imamoglu

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu bëri thirrje për unitet me rastin e festës…

3 hours ago

Në Hagë do të kërkohet hedhja poshtë e disa pikave të aktakuzës

Pasi për 2 vite u dëgjuan më shumë se 210 dëshmitarë të prokurorisë në gjykimin…

3 hours ago

Balla: Marrëveshja e pensioneve me Greqinë, brenda mandatit të ri

Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë në…

3 hours ago