“Conference league”, Vllaznia vijon përgatitjet, kuqeblutë të premten përballë boshnjakëve, Zrinjski Mostar

Vllaznia vijon pergatitjet  intensive  në kampingun stërvitor në Medjugorje në Bosnje në prag të sfidës me skuadrën islandeze Valur, e vlefshme për turin e parë të Conferencë League

Skuadra kuqeblu e drejtuar nga një staf teknik i zgjeruar me në krye trajnerin Thomas Brdariç ka në program nga dy seanca stërvitore në ditë, ku ajo e paradites i kushtohet më tepër elementit fizik, ndërkohë që pasdite, në program është puna me topin.

Mesohet se, situata në kampin kuqeblu duket pozitive, përfshirë edhe kondicionin fizik, ku për momentin nuk shfaqet asnjë futbollist me probleme dëmtimi. Një situatë që e ka lënë të kënaqur edhe trajnerin Thomas Brdariç, i cili duke folur për faqen zyrtare të klubit kuqeblu, është shprehur optimist për ecurinë pozitive të ditëve përgatitore, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe zhvillimin e ndeshjes së parë miqësore, e cila është planikuar të luhet pasditen e së premtes në stadiumin e Medjugorjes.

Nga sa bëhet e ditur, kundërshtari i Vllaznisë në këtë miqësore do të jetë ekipi nënkampion i kampionatit boshnjak, Zrinjski Mostar. Një kundërshtar ky i nivelit cilësor, pikërisht për t’i ardhur në ndihmë stafit teknik të testojë futbollistët kuqeblu, prej të cilëve pritet ta dalë edhe formacioni i parë që do të luajë në Kupat e Europës.

Gjithnjë nga burimet brenda klubit kuqeblu, gjatë qëndrimit në Bosnje, Vllaznia pritet të zhvillojë edhe një tjetër miqësore me një nga skuadrat e huaja që është duke u përgatitur në kampingun boshnjak.

Ndërkohë, me fillimin e muajit korrik, Vllaznia pritet të kthehet në Shkodër, ku krahas përgatitjeve të fundit përpara nisjes drejt Islandës për ndeshjen e parë europiane, ka në program të zhvillojë edhe një tjetër miqësore. Në stadiumin “Loro Boriçi” do të jenë mysafir kampionët e superligës malazeze, Deçic i Tuzit

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.