Argjentina nuk gabon dhe me fitoren minimale përballë Kilit, e cila është e dyta në po kaq takime në “Copa America”, siguron kualifikimin për në raundin tjetër.
Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua në minutën e 88’, me Lautaro Martinez që u dha fitoren kampionëve të botës. Pas kësaj përballjeje Kili renditet në vend të tretë të Grupit A me një pikë, teksa Argjentina kryeson me 6.
Po mbrëmë luajti edhe Kanadaja, e cila siguroi fitoren e parë në “Copa America 2024” përballë Perusë. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 0-1, me Perunë që në minutën e 59’ mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Araujo u ndëshkua me karton të kuq. Kanadezët e shfrytëzuan superioritetin numerik dhe në minutën e 74’ Xhonatan David i dha avantazhin Kanadasë.
Pas këtij takimi Peruja renditet në vend të fundit me një pike ndërsa amerikano-veriorët në vend të dytë me tre pikë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.