COVID-19 prek fëmijët në Lezhë, javët e fundit kanë shënuar shtimin e rasteve në spital
COVID-19 është rikthyer në Lezhë. Javët e fundit kanë shënuar një shtim të rasteve ku duket se virusi po prek edhe moshat pediatrike. Disa prej rasteve kanë patur simptoma më të rënda dhe kanë patur nevojë për trajtim spitalor.
Shefi i repartit të pediatrisë në Spitalin e Lezhës, Bardhok Gjoka thotë se stina e verës është shoqëruar me fluks pacientesh të vegjël ku nuk kanë munguar as të prekurit nga COVID- 19.
“Raste me panik nuk ka, pasi është kthyer në një virozë e thjeshtë stinore. Pra nuk ka vend për panik. Nuk ka raste të rënda por gjithsesi duhet kujdes sidomos tani që fillojnë dhe shkollat”, tha mjeku.
Me nisjen e vitit të ri shkollor pritet të ketë rritje të fëmijëve të prekur nga koronavirusi, ndaj dhe bluzat e bardha kërkojnë me shumë kujdes që të shmangen kontaktet.