COVID apo alergji? Kanë shenja të ngjashme, mjekët këshillojnë testin

Simptomat më të zakonshme të COVID-19 që po qarkullon aktualisht në vendin tonë e më gjerë, janë bërë aq të buta sa që është bërë më e vështirë të dallosh sëmundjen “COVID” nga alergjitë apo ftohja e zakonshme.

Sipas mjekëve kjo mendësi mbizotëron më shumë në popullatë pasi ata kanë të gjithë mekanizmat e duhur për të vendosur diagnozën diferenciale.

Kemi disa simptoma të përbashkëta, pra kemi hundë të zëna, sekrecionet nazale si dhe kolla që mund të jenë prezente në të dyja rastet. Në rastet e rrufave të alergjisë, simptomat që janë të theksuar janë të kruajturat e hundës, veshëve, syve apo dhe qellzës, të cilat në rastet me Covid, janë simptoma më të rralla”, tha Kleita Elezi, alergologe tek Poliklinika e specialiteve Nr.3.

Mjekja alergologe Kleita Elezi thotë për RTSH se “ngjashmëria e disa simptomave të Covid me alergjitë nuk ka pse sjell ngatërresa në diagnozë për sa kohë mjeku bën anamnezën dhe përdor edhe testin”.

Infeksioni nga nënvariantet në qarkullim shoqërohet me rrjedhje hundësh, teshtima, kollë e thatë, dhimbje fyti dhe ngarkesë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes ndërkohë që humbja e shijes dhe nuhatjes tashmë quhet shenjë e kaluar.

Pavarësisht dyshimeve alergji , covid apo virozë, mjekët thonë se çdokush duhet të izolohet dhe të kërkojë ndihmë nëse rëndohet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.