Covid dhe grip në Lezhë, situata po përballohet me sukses
Virozat gripale dhe COVID-i vijojnë të jenë prezent në Lezhë. Numri i personave të prekur që kërkojnë ndihmë mjekësore në spital është i konsiderueshem, por fatmiresisht nuk ka patur raste të rënda dhe situata po përballohet me sukses. Diçka e tillë bëhet e ditur nga mjeku infeksionist në Spitalin Rajonal të Lezhës, Martin Marku, sipas të cilit rastet e covid-it kanë qenë në formën e gripit.
Rastet e shtuara me viroza gripale dhe COVID kanë qenë prezente që prej fillimit të muajit dhjetor të vitit që lamë pas dhe arritën pikun në 15 ditëshin e dytë të muajit janar. Për të përballuar fluksin në rritje të pacienteve, Spitali Rajonal i Lezhës, vijon të jetë në gatishmeri për t’ju përgjigjur çdo situate që mund të krijohet.