Covid te fëmijët/ Mjekët: Kanë temperaturë 39–40 gradë dhe dhimbje koke

covid tek femijet

covid tek femijet

Rifillimi i shkollave dhe kopshteve me kapacitet të plotë ka sjellë një situatë  virale të ngarkuar në qendrat shëndetësore të kryeqytetit. Përveç virozave shumë fëmijë po rezultojnë pozitiv me COVID. Pediatrja Sonila Brati sqaron se COVID tek fëmijët nuk është agresiv, por lodhja dhe dhimbja e kokës mbetet edhe disa ditë pas temperaturës së lartë.

Është me temperaturë të lartë që shkon nga 39-40 dhe që mund të jetë 2-3 ditë. Koha e simptomave është 3-5 ditë jo më tepër. Përgjithësisht kanë dhimbje koke dhe kjo është ajo që predominon tek fëmijët , lodhje . Mund të mos ketë shenja të tjera fare, mund të ketë vetëm temperaturë por që më pas infektohet e gjithë familja”, thotë pediatrja Sonila Brati.

Mjekja u tërheqin vëmendjen prindërve të kenë kujdes temperaturën e lartë e cila duhet referuar me pa tjetër dhe jo të vet menaxhohet

Temperatura nëse është e lartë 24 orët e para, ditën e dytë prindi duhet të drejtohet te mjeku për një rapid test”, thotë pediatrja Sonila Brati.

Edhe virozat gjatë këtij sezoni po shoqërohen me temperatura të larta tek fëmijët dhe të vështira për t’u dominuar, ndaj mjekët apelojnë për izolim të fëmijëve në shtëpi kur sëmuren.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.