U mbajt në Shkup takimi ministerial i Komisionit Europian për Platformat Drejtuese të Ballkanit Perëndimor mbi edukimin, trajnimin, kërkimin, inovacionin dhe kulturën në Shkup.
Delegacioni shqiptar u përqendrua te kultura dhe trashëgimia kulturore, duke diskutuar nismat për mbrojtjen dhe promovimin e pasurive kulturore kombëtare, si dhe për rritjen e mobilitetit të artistëve dhe profesionistëve të kulturës.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se programet si Creative Europe u theksuan si shembuj të suksesshëm për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe për fuqizimin e industrive kreative dhe kulturore në rajon, ku programi 2025-2027 do të ofrojë mjaft mundësi për artistët e organizatat shqiptare.
Delegacioni shqiptar u takua edhe me Këshilltaren e Lartë të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Nora Arapi Krasniqi, ku shumë aktivitete e bashkëpunime do të mbahen në kuadër të Javës Kulturore të Kosovës.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.