Cristiano Ronaldo dhe “dënimi” në Iran: Nuk ka rrezik

34ba535bda1c49e5b3c5efb1fa6b9b3f

34ba535bda1c49e5b3c5efb1fa6b9b3f

Irani nuk do ta dënojë Cristiano Ronaldon me 100 goditje me kamxhik, kanë bërë të ditur zyrtarë të ambasadës iraniane në Spanjë. Gjatë vizitës së tij të fundit në Teheran, me rastin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve Aziatike mes Al-Nassr dhe Persepolis, ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus takoi Fatima Hamami, një artiste dhe grua me aftësi të kufizuara që ka 85% të trupit të saj të paralizuar dhe që  i dha portugezit shumë nga pikturat e saj. Në shenjë mirënjohjeje, Ronaldo ia ktheu me një fanellë të firmosur, duke e përqafuar dhe puthur.

Sipas kodit penal iranian, një veprim si ai i Ronaldos barazohet me tradhtinë bashkëshortore me një person të pamartuar. Dënimi? goditje me kamxhik. Megjithatë, një event mjaft i largët: “Ne hedhim poshtë kategorikisht mundësinë e çdo gjykimi kundër çdo sportisti ndërkombëtar që udhëton në Iran”, thotë ambasada e Teheranit në Spanjë. “Cristiano Ronaldo u prit ngrohtësisht nga populli dhe autoritetet. Takimi i tij me Fatima Hamamin u vlerësua shumë dhe u admirua si nga popullata ashtu edhe nga autoritetet sportive të vendit”, përfundon ambasada iraniane.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.