34ba535bda1c49e5b3c5efb1fa6b9b3f
Irani nuk do ta dënojë Cristiano Ronaldon me 100 goditje me kamxhik, kanë bërë të ditur zyrtarë të ambasadës iraniane në Spanjë. Gjatë vizitës së tij të fundit në Teheran, me rastin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve Aziatike mes Al-Nassr dhe Persepolis, ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus takoi Fatima Hamami, një artiste dhe grua me aftësi të kufizuara që ka 85% të trupit të saj të paralizuar dhe që i dha portugezit shumë nga pikturat e saj. Në shenjë mirënjohjeje, Ronaldo ia ktheu me një fanellë të firmosur, duke e përqafuar dhe puthur.
Sipas kodit penal iranian, një veprim si ai i Ronaldos barazohet me tradhtinë bashkëshortore me një person të pamartuar. Dënimi? goditje me kamxhik. Megjithatë, një event mjaft i largët: “Ne hedhim poshtë kategorikisht mundësinë e çdo gjykimi kundër çdo sportisti ndërkombëtar që udhëton në Iran”, thotë ambasada e Teheranit në Spanjë. “Cristiano Ronaldo u prit ngrohtësisht nga populli dhe autoritetet. Takimi i tij me Fatima Hamamin u vlerësua shumë dhe u admirua si nga popullata ashtu edhe nga autoritetet sportive të vendit”, përfundon ambasada iraniane.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t’u shpërbërë i grupit…
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për shfuqizimin e vendimit të…
Në një ditë historike për median e qytetit si ai i 80-vjetorit të Radio Shkodrës,…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve…
Një ngjarje e rëndë është konstatuar paraditen e kësaj të martë në Shkodër. Një shtetase…
403 Qendra Votimi kanë nxjerrë këtë rezultat në qarkun e Shkodres: 40.01% për PD dhe…
This website uses cookies.