Çuçi: Jemi krah popullit të Kosovës. Berisha: Rama, qëllim të mbrojë padronin Vuçiq

Kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi ka dënuar sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Ai u shpreh se sulmi në veri ishte një grusht ndaj paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin.

Sulmi terrorist ndaj integritetit territorial të Kosovës, ishte një grusht i rëndë ndaj paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë, për gjithë Ballkanin. Si grup parlamentar kemi mbajtur qëndrim të prerë që në fillim që e mishëruam dhe në draftin që presim ta miratojmë sot, të shkruar nga ne, ku pika e parë është shprehja e solidaritetit dhe përkrahjes së plotë me rezolutën e Kuvendit të Kosovës, ku qartësisht i kërkojmë institucioneve ndërkombëtare, që të hetohet tërësisht konteksti, organizimi, aktorët e këtij akti terrorist dhe të vëmë përpara përgjegjësitë dhe masa për institucionet edhe ato të Serbisë që mund të kenë luajtur rol në përgatitjen e këtij sulmi. Dhe përkrahjen për të rikthyer paqen në Ballkan dhe për të çuar para integrimin evropian të BP në BE”, u shpreh Çuçi.

Ky i fundit garantoi se grupi parlamentar i Partisë Socialiste, qeveria dhe shqiptarët do vijojnë të jenë në krah të popullit dhe qeverisë së Kosovës.

Rezoluta e Kuvendit tonë për këtë sulm terrorist, është konfirmimi i përkrahjes së plotë për popullin, Kuvendin dhe qeverinë e Kosovës.

Qeveria shqiptare, PS dhe shqiptarët janë gjithmonë në krah të vëllezërve e motrave në Kosovë që prej fundit të viteve ’90.

Grupi parlamentar i PS do vazhdojë të jetë përkrah të popullit të Kosovës, ndërkohë që ata përpiqen të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat ndërkombëtare, me misionin e BE-së në Kosovës, qeverinë e SHBA-së për të projektuar një bashkëjetesë paqësore me Serbinë duke zbatuar integritetin territorial të Kosovës”, tha Çuçi.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se fjalimi i mbajtur në Kuvend, është shkruar në zyrën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli i Kosovës e quan vëllain e Vuçiqit, argatin e Beogradit.

Në një kohë kur u arrit një konsensus për t’i dhënë mbështetje të plotë rezolutës së Kosovës, ai lexoi këtu një fjalim të shkruar në Beograd.

Sot, kreu juaj, kishte ndërruar fjalimshkruesin, sepse fjalimi i tij këtu, është fjalim i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiq”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se teksa Tirana mirëpret më 16 tetor Samitin e Procesit të Berlinit, Rama me deklaratat e artikuluara nga foltorja e Kuvendit, ka pasur për qëllim të portretizojë kryeministrin e Kosovës dhe të mbrojë padronin e tij Vuçiqin.

Kishte qëllim në prag të samitit të Berlinit në Tiranë të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim të mbronte padronin e tij, serbomadhin Vuçiq. Kishte qëllim të bllokonte çdo lloj përpjekje që mund të bëhej për ndonjë hap pozitiv në drejtim të klimës mes Serbisë dhe Kosovës.

Garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si argat i Vuçiqit, përpjekjet për zbatimin e projektit të tyre për ndarjen e Kosovës”, u shpreh Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

13 hours ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

13 hours ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

13 hours ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

14 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

14 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

14 hours ago

This website uses cookies.