Çuçi pret reporteren për Shqipërinë në PE: Platformë dialogu me opozitën për ligjet me 3/5

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, prit sot (27 mars) në një takim reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.

“Diskutuam për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e ngritjes së rolit të Kuvendit në një nivel tjetër mbikëqyrës të negociatave. E informova për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar”, shprehet Çuçi.

Më tej gjatë takimit ai vlerësoi edhe rikthimin e opozitës në normalitet duke i dhënë fund kaosit 4 mujor nëpër komisione dhe seancat plenare.

“Rikthimi i opozitës në normalitet është një sinjal i mirë pas disa muajsh kaosi e sjelljesh aspak europiane. Ne jemi të përkushtuar të vijojmë me reformat dhe të shfrytëzojmë këtë moment të ri të procesit të zgjerimit të BE”, ka thënë ndër të tjera Çuçi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.