Çumani: Në Shqipëri, 31 mijë jetimë. Nevojitet angazhim i institucioneve shtetërore dhe mekanizmave të mbrojtjes

8c3fa75b933242898d3aacb9ee23b950

8c3fa75b933242898d3aacb9ee23b950

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve Jetim, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve në Shqipëri, Ilir Çumani i ftuar në studion e “Mirëmëngjesi Shqipëri”, deklaroi se lipset një angazhim i madh i institucioneve shtetërore dhe mekanizmave të mbrojtjes për të mbështetur këta fëmijë.

Ai bëri me dije se në Shqipëri ka 31 mijë fëmijë jetimë, por jo të gjithë marrin përkujdesin e duhur.

“Vetëm UNICEF numëron 53 milionë jetimë, Azia 71 milionë të tillë, India 31 milionë, Afrika 51 milionë, dhe Shqipëria ka 31 mijë fëmijë jetimë.

Është një numër I konsiderueshëm që duhet të shqetësojë të gjitha qeveritë për shkaqet që sjellin këtë shumatore të madhe 5të fëmijëve që privohen nga një vatër familjare. Këto janë sfida të mileniumit të ri ku janë realizuar shumë veprimtari për ndihmën dhe kontributin që duhet të japin operatorët dhe organizmat humanitarë dhe shtetërore për të ndryshuar jetën e këtyre fëmijëve.

Kur flasim për fëmijët pa kujdesin prindëror, mendja të shkon te ata fëmijë që vuajnë vështirësi nga më të ndryshme që kanë të bëjnë me integrimin e tyre, ekonomike, financiare dhe arsimimit e edukimit, zhvillimit të tyre për tu edukuar e integruar në jetën sociale.

Në Shqipëri numërohen 31 mijë fëmijë jetimë por jo të gjithë marrin përkujdesin e duhur.

Sot në Shqipëri janë gati 30 qendra sociale ku ofrohet përkujdesje ndaj këtyre fëmijëve me shërbime multidisiplinare dhe 9 të tilla janë institucione shtetërore ku janë akomoduar 600 fëmijë të tillë, 98 fëmijë të tillë dhe pjesa tjetër trajtohet në këto qendra rezidenciale.

Këtu, lipset një angazhim i madh i institucioneve shtetërore dhe mekanizmave të mbrojtjes që duhet të jenë pranë këtyre fëmijëve, për ti mbështetur me politikat e mbështetjes”, u shpreh ai.

Çumani renditi një sërë shkaqesh që çojnë në këto shifra të larta të numrit të fëmijëve jetimë, dhe një sërë problematikash me të cilat këta individë përballen.

Sfidat e jetimëve janë të shmangshme sepse lidhen me mbijetesën. Janë faktorë psikologjikë, social, ekonomike. Divorcet sjellin pasoja, emigracioni dhe varfëria në përgjithësi.

Zhvillimet e fundit që kalon sot shoqëria shqiptare, tregon që kemi një dinamikë të madhe mbi problematikat që ndeshin sot fëmijët jetimë që jetojnë në komunitet.

Ne kemi thënë që ekziston një ligj I vjetër në ’96-ën, që asnjëherë nuk ka qenë efektiv. Ka pasur shumë dinamika në këto vite tranzicioni. Ai ligj në ato kohë ngarkonte pushtetin lokal për të zbatuar politikat e mbrojtjes, por me decentralizimin e këtyre institucioneve, pati një lloj përplasje me institucioneve qendrore dhe lokale. Ende kemi problematika. Kjo kërkon nevojë emergjente nga politika që duhet të ndjekë pushteti lokal për të qenë pranë individit fëmijë që u mungon familja, e përditshmja e tyre”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.