Cungu jep dorëheqjen – Shkodrani  nuk është më trajner i Laçit

Trajneri i Laçit Armando Cungu në emisionin “Supergol” në RTSH pas ndeshjes së humbur 2-1 në transfertë ndaj Skënderbeut është shfaqur i dorëzuar. Tekniku shkodran ka theksuar se nuk mund të vazhdohet kështu dhe se ka dy javë që u kërkon drejtuesve të klubit largimin nga skuadra.

“Kur të jesh në fund të tabelës, nuk ka fjalë të tjera për të thënë. Përtej asaj, do të shoh pozicionin tim, do t’i komunikoj largimin drejtuesve. Nuk jam trajner për mbijetesë, e kam bërë me ekipin e zemrës Vllazninë, edhe vjet me Laçin por është e pamundur të jem më për mbijetesë. Humbëm këtë ndeshjen sot, një pjesë e parë zhgënjyese totalisht për ne, sikurse golat janë amatoreskë në veprime. I pari në goditje standarte pa asnjë lloj pretendimi nga një ekip si Korça që mu duk shumë i dobët po që arrijnë të na shënojnë statik.

Është një ekip i ri, me problemet e veta. Do të vijë ekipi gradualisht, nuk kam mundësi, ndoshta edhe shëndetësore për arsye stresi që të përballoj. Nuk jam trajner të vë emrin në listë për turp në futbollin shqiptar, për të hedhur ekipin në të dytën. Kam qenë në krye të tabelave, kam kaluar ture si askush më parë në Europë. duke fituar Kupa e Superkupa, në luftë për të fituar trofe. Por nuk mund të vazhdoj më, më vjen keq. Kam 2 javë që u kam kërkuar drejtuesve largimin”, tha Cungu për RTSH në fund të ndeshjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.