“Cyber Fortress 2024”: Një betejë digjitale për ekspertët kibernetikë të Shqipërisë dhe Kosovës

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, zhvilloi përgjatë dy ditëve (23-24 korrik) aktivitetin “Cyber Fortress” ( “Kështjella kibernetike” ).

Ky aktivitet dyditor bashkoi ekspertë të sigurisë kibernetike nga Shqipëria dhe Kosova në një simulim të incidenteve kibernetike, duke përdorur skenarë të ndryshëm dhe sfidues.

Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit u ndanë në ekipe dhe garuan në zgjidhjen e skenarëve të ndryshëm të incidenteve kibernetike, duke pasur në dispozicion disa zgjidhje teknike dhe një buxhet të caktuar për të mbrojtur infrastrukturën.

Ekspertët u përqendruan në identifikimin e problemeve, vlerësimin e skenarëve dhe diskutimin e zgjidhjeve më të mira.

AKSK duke organizuar dhe mbështetur aktivitete si Cyber Fortress 2024, ka në fokus jo vetëm përmirësimin e dhe forcimin e kapaciteteve të ekspertëve të sigurisë kibernetike, por gjithashtu promovimin e një bashkëpunimi të fortë ndërkombëtar.

Angazhimi i AKSK është i orientuar drejt krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm kibernetik për të gjithë, duke forcuar lidhjet dhe duke shkëmbyer njohuri me partnerët ndërkombëtarë për të adresuar më mirë sfidat e përbashkëta në këtë fushë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

22 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

23 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

23 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

23 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

23 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

23 hours ago

This website uses cookies.