Daçiq: Kërcënimet e Prishtinës për Vuçiq, mesazh për të gjithë serbët në Kosovë
Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq ka dënuar deklaratat e përfaqësuesve të Prishtinës kundër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vuçic), duke theksuar se ato janë një mesazh për të gjithë serbët nga Kosova.
Sipas tij, këro deklarata, nuk janë gjë tjetër veçse pastrim etnik i Kosovës nga serbët.
“Deklaratat e përfaqësuesve të regjimit në Prishtinë kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë mesazh për të gjithë serbët e Kosovës . Qëllimi i tyre është arrestimi dhe dëbimi i të gjithëve, pastrimi etnik i Kosovës nga serbët”, tha Daçiq.
Ky i fundit deklaroi më tej se bashkësia ndërkombëtare i shikon me qetësi këto vërshime urrejtjeje dhe zemërimi ndaj Vuçiqit, Serbisë dhe popullit serb.
Një ditë më parë (30 qershor) ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla u shpreh se nëse Vuçiq shkon në veri pas kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të arrestohet. Zveçla reagoi pas pankartave të vendosura në veri të Kosovës në të cilat shkruhej “Komandant Suprem, ju presim”.
“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar Sveçla në Facebook.