Categories: LajmeRajoni

Daçiq: Kërcënimet e Prishtinës për Vuçiq, mesazh për të gjithë serbët në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq ka dënuar deklaratat e përfaqësuesve të Prishtinës kundër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vuçic), duke theksuar se ato janë një mesazh për të gjithë serbët nga Kosova.

Sipas tij, këro deklarata, nuk janë gjë tjetër veçse pastrim etnik i Kosovës nga serbët.

“Deklaratat e përfaqësuesve të regjimit në Prishtinë kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë mesazh për të gjithë serbët e Kosovës . Qëllimi i tyre është arrestimi dhe dëbimi i të gjithëve, pastrimi etnik i Kosovës nga serbët”, tha Daçiq.

Ky i fundit deklaroi më tej se bashkësia ndërkombëtare i shikon me qetësi këto vërshime urrejtjeje dhe zemërimi ndaj Vuçiqit, Serbisë dhe popullit serb.

Një ditë më parë (30 qershor) ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla u shpreh se nëse Vuçiq shkon në veri pas kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të arrestohet. Zveçla reagoi pas pankartave të vendosura në veri të Kosovës në të cilat shkruhej  “Komandant Suprem, ju presim”.

I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.