Dagestan, turma protestuesish bllokojnë mbërritjen e avionit nga Izraeli

ec0362c8d6c6402992cf281ca52f6ac1

ec0362c8d6c6402992cf281ca52f6ac1

Në botë po shtohen protestat kundër Izraelit, si pasojë e luftës së shpallur në fillim të muajit me palestinezët e Hamasit. Bombardimet në Gazë raportohet se kanë lënë mbi 8 mijë të vrarë.

Një ngjarje e tillë u regjistrua të dielën në Dagestan, në republikën ruse të banuar kryesisht nga besimtarë myslimanë, ku një grup njerëzish hynë me forcë në pistën e aeroportit të vendit për të protestuar kundër ardhjes së një avioni nga Izraeli.

Guvernatori i Dagestanit premtoi se personat përgjegjës do të ndëshkohen, ndërsa Ministria e Brendshme tha më vonë se 60 persona ishin arrestuar në trazira.

Më shumë se 150 pjesëmarrës aktivë në trazirat janë identifikuar dhe 60 prej tyre janë arrestuar,” tha Ministria në një deklaratë.

Dhjetëra protestues, shumë prej tyre duke brohoritur “Allahu akbar” (Zoti është më i madh), depërtuan nëpër dyer dhe barriera në aeroportin Makaçkala, ndërsa jashtë prisnin të tjerë për të ndaluar makinat që kalonin.

Një nga protestuesit u fotografua duke mbajtur në dorë pankartën me mbishkrimin “Vrasësit e fëmijëve nuk kanë vend në Dagestan”

Agjencia e aviacionit rus njoftoi mbylljen aeroportin për fluturimet hyrëse dhe dalëse dhe mbërritjen e forcave të sigurisë. Aeroporti raportohet se do të qëndrojë i mbyllur deri më 6 nëntor.

Thirrje për qetësi

Një deklaratë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu (o. Netanyahu) theksoi se “Izraeli pret që autoritetet ruse të mbrojnë të gjithë qytetarët izraelitë dhe të gjithë hebrenjtë, dhe të veprojnë me vendosmëri kundër rebelëve dhe kundër nxitjes së dhunës ndaj hebrenjve dhe izraelitëve”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit në Shtëpinë e Bardhë tha në rrjetin social X se “Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë protestat antisemitike në Dagestan, Rusi. SHBA pa mëdyshje qëndron krah tërë komunitetit hebre, ndërsa po vërejmë një rritje të antisemitizmit në të gjithë botën”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.