Categories: BotaLajme

Dagestan, turma protestuesish bllokojnë mbërritjen e avionit nga Izraeli

Në botë po shtohen protestat kundër Izraelit, si pasojë e luftës së shpallur në fillim të muajit me palestinezët e Hamasit. Bombardimet në Gazë raportohet se kanë lënë mbi 8 mijë të vrarë.

Një ngjarje e tillë u regjistrua të dielën në Dagestan, në republikën ruse të banuar kryesisht nga besimtarë myslimanë, ku një grup njerëzish hynë me forcë në pistën e aeroportit të vendit për të protestuar kundër ardhjes së një avioni nga Izraeli.

Guvernatori i Dagestanit premtoi se personat përgjegjës do të ndëshkohen, ndërsa Ministria e Brendshme tha më vonë se 60 persona ishin arrestuar në trazira.

Më shumë se 150 pjesëmarrës aktivë në trazirat janë identifikuar dhe 60 prej tyre janë arrestuar,” tha Ministria në një deklaratë.

Dhjetëra protestues, shumë prej tyre duke brohoritur “Allahu akbar” (Zoti është më i madh), depërtuan nëpër dyer dhe barriera në aeroportin Makaçkala, ndërsa jashtë prisnin të tjerë për të ndaluar makinat që kalonin.

Një nga protestuesit u fotografua duke mbajtur në dorë pankartën me mbishkrimin “Vrasësit e fëmijëve nuk kanë vend në Dagestan”

Agjencia e aviacionit rus njoftoi mbylljen aeroportin për fluturimet hyrëse dhe dalëse dhe mbërritjen e forcave të sigurisë. Aeroporti raportohet se do të qëndrojë i mbyllur deri më 6 nëntor.

Thirrje për qetësi

Një deklaratë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu (o. Netanyahu) theksoi se “Izraeli pret që autoritetet ruse të mbrojnë të gjithë qytetarët izraelitë dhe të gjithë hebrenjtë, dhe të veprojnë me vendosmëri kundër rebelëve dhe kundër nxitjes së dhunës ndaj hebrenjve dhe izraelitëve”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit në Shtëpinë e Bardhë tha në rrjetin social X se “Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë protestat antisemitike në Dagestan, Rusi. SHBA pa mëdyshje qëndron krah tërë komunitetit hebre, ndërsa po vërejmë një rritje të antisemitizmit në të gjithë botën”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ndahet nga jeta shkrimtari peruan fitues i çmimit Nobel, Mario Vargas Llosa

Mario Vargas Llosa, shkrimtari i njohur peruan dhe laureati i çmimit Nobel për letërsinë në…

21 minutes ago

Drama, një “zë” për shoqërinë – Vitet e fundit ky zhanër ka shtuar pjesëmarrjen e publikut në teatër

Arti është një “zë” i fuqishëm për të përcjellë mesazhe të vlefshme për shoqërinë. Drama…

27 minutes ago

Luçiano Boçi: Akt i pastër politik – PD Shkodër reagon për shkarkimin e nënkryetares së PD- së, Vildana Gushta

Drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar për shkarkimin e…

31 minutes ago

Edona Bilali takim me biznesin / Kandidatja e PS- së prezanton idetë e saj për mbështetjen e tij

Deputetja aktuale dhe kandidatja e PS në Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, ka vijuar takimet…

34 minutes ago

Hapen skemat e subvencioneve – Brahaj: Pritet të aplikojnë mbi 3700 fermerë

Në Shkodër ka nisur aplikimi i fermerëve për subvencionet që marrin nga Ministria e Bujqësisë.…

34 minutes ago

Rishfaqen inertet  – Banorët: Ura e Bardhajve pikë strategjike, të monitorohet me kamera

Para disa kohësh Bashkia e Shkodrës realizoi largimin e mbetjeve inerte, të cilat ishin depozituar…

52 minutes ago

This website uses cookies.