Categories: Lajme

“Daily Mail” investigim për trafikantët shqiptarë: 2500 paund për të nxjerrë nga…

“Daily Mail” investigim për trafikantët shqiptarë: 2500 paund për të nxjerrë nga Anglia kriminelë të shpallur në kërkim

Tabloidi britanik, “Daily Mail” ka publikuar një investigim për kontrabandistët shqiptarë, të cilët transportojë emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria për në Angli, apo edhe për të nxjerrë njerëz nga ishulli.

Sipas “Daily Mail”, shqiptarët po ndihmojnë edhe kriminelë që janë në kërkim, përfshirë edhe për vrasje, që të largohen nga Anglia.

Ata reklamojnë edhe udhëtimet me kamion për “njerëzit që kanë probleme dhe duan të largohen sa më shpejt nga Anglia”.

Njëri prej trafikantëve i tha gazetarit të infiltruar të “Daily Mail” se mund ta ndihmonte atë të arratisej për 3 mijë paund.

Një tjetër trafikant e reklamon “aktivitetin” e tij në rrjetin social TikTok. “Njerëzit me probleme që duan të largohen nga Anglia sa më shpejt të jetë e mundur, duke shkuar në Francë ose Belgjikë me kamion. Çmimi 2500 paund”.c

Për të kuptuar të gjithë skemën si funksionon, një gazetar i infiltruar i “Daily Mail” kontaktoi këtë faqe dhe la të dhënat e tij. Më pas ai mori një mesazh nga një kontrabandist shqiptar me një numër telefoni në Mbretërinë e Bashkuar.

Në shkëmbimet e mëvonshme në WhatsApp, reporteri i shpjegoi se i afërmi i tij në Mbretërinë e Bashkuar duhej të arratisej sa më shpejt që të ishte e mundur, sepse ai kishte goditur me thikë një anëtar të bandës rivale dhe se viktima kishte vdekur më vonë në spital.

Trafikanti iu përgjigj: “3 mijë paund për në Francë”

Një tjetër llogari trafikanti e quajtur “Travel Agency London” kërkoi 17,500 paund, duke premtuar një udhëtim në kabinën e kamionit belg jashtë Mbretërisë së Bashkuar, të pajisur me dokumente të rreme udhëtimi.

“Hetimi ynë vjen pasi zbuluam se avokatët po kërkojnë deri në 10,000 paund për të paraqitur kërkesa të rreme për azil për emigrantët e paligjshëm. Autoriteti Rregullator i Avokatëve mbylli tre firma, ndaloi një këshilltar ligjor dhe nisi një rishikim të të gjithë sektorit, pasi Kryeministri bëri thirrje për veprime urgjente pas ekspozimit tonë”, shkruan “Daily Mail”.




Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Totenham-Ajintrakt i besohet Marciniakut, por UEFA zëvendëson nga “VAR” polakun e çështjes “Alvarez”

Szimon Marciniak do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes mes Totenhemit dhe Ajntraktit të Frankfurtit,…

12 minutes ago

Legia Varshavë-Çelsi, Policia paralajmëron tifozët anglezë të mos shfaqen në rrugë me ngjyrat e klubit

Policia e qytetit të Varshavës ka njoftuar tifozët e Çelsit të mos shfaqen në rrugët…

39 minutes ago

Për herë të parë Olimpiada e Përbashkët Shqipëri- Kosovë, Manastirliu: Do të kthehet në traditë

Është mbajtur për herë të parë Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe, Shqipëri- Kosovë, ku…

1 hour ago

“Vllaznia, ekipi për t’u mundur” – Ish-portieri Grima mendon se kuqeblutë mund t’i fitojnë të dy trofetë e sezonit

Ndërsa sezoni 2025-2026 i afrohet fundit të tij, Vllaznia mbetet ende në lojë për objektivat…

3 hours ago

Spiropali pret drejtuesit e shoqatës së të përndjekurve politike: Angazhim institucional dhe njerëzor për zgjidhjen e çështjeve të tyre

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur  në Kryesinë e Kuvendit drejtuesit e…

3 hours ago

Dy botime të reja për Shkodrën – Promovimi i veprave të Nadir Zhabjakut në Bibliotekën Shkencore

Në ambientet e Bibliotekës Shkencore të qytetit u zhvillua promovimi i dy librave të autorit…

3 hours ago