Dajçi konkurron me pemët dekorative, sipërmarrësi: Eksperiencën e mora në Itali

pemët dekorative

Dajçi në Bashkinë e Shkodrës, njihet si një zonë e cila e ka shumë të zhvilluar bujqësinë, blegtorinë, por më shumë pemët dekorative, duke zënë një vend lider në tregun shqiptar, si dhe duke mbuluar tregun e vendeve të BE.

Shumica janë specializuar në Itali, aty ku kanë punuar për disa vite në këtë sektor. Një prej tyre është edhe Leonard Zadrima. Ai e hapi biznesin në vitin 2017. Sot është ndër sipërmarrësit kryesor të zonës së Dajçit.

“Jam kthyer prej emigrimit pas 26 vitesh në Itali dhe gradualisht e kemi kthyer këtë biznes në zonën e Dajçit. E kemi marrë zanatin në Firence dhe e  kemi kthyer në vendin tonë. Janë shumë lloje bimësh dekorative”, u shpreh ai. Dikur këto parcela mbilleshin me foragjere, misër, fasule, ndërsa sot tregu kërkon një tjetër investim për to.

“Kemi marrë toka me qira, kultivojmë bimët dhe i vendosim në vazo dhe i tregtojmë në Europë. Do 4 vite që nga faza e mbledhjes deri në rritje, më pas kërkon dhe 1 vit që të rritet në vazo dhe më pas del në treg”, tha sipërmarrësi.

Vetëm gjatë një viti nga zona e Dajçit eksportohen rreth 100 mijë fidane të tillë në Kosovë , në vendet e Rajonit dhe të Europës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.