Dajçi probleme me energjinë elektrike – Banorët: Shkak amortizimi i rrjetit, nuk është investuar prej vitesh

dajci probleme me energjine

Në Njësinë Administrative të Dajçit nga Bashkia Shkodër është investuar së fundmi për sistemin e ndriçimit rrugor, duke sjellë një përmirësim në këtë aspekt të infrastrukturës.

Ndërkohë, prej vitesh, disa fshatra të kësaj njësie përballen me probleme serioze në furnizimin me energji elektrike.

 Rrjeti i amortizuar i shpërndarjes sjell ndërprerje të shpeshta të energjisë.

Sipas banorëve dhe drejtuesve të kësaj njësie, në rrjetin elektrik në këtë zonë nuk është investuar prej shumë vitesh, duke e bërë situatën gjithnjë e më problematike.

Amortizimi i rrjetit të energjisë, në disa nga fshatrat e njësisë së Dajçit, sjell jo vetëm  ndërprerje të shpeshta, por dhe luhatje të tensionit.

Nderkohë, drejtues të OSHEE Shkodër kanë deklaruar se rehabilitimi i rrjetit të tensionit të mesëm në zonat me infrastrukturë të amortizuar është një ndër prioritetet e investimeve për vitin 2025.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.