Categories: LajmePolitikë

Dakordësia e PS me Rithemelimin për rikthimin e normalitetit në Parlament, reagojnë Ambasada e SHBA dhe BE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian kanë reaguar pas dakordësisë mes mazhorancës socialiste  dhe Rithemelimit për rikthimin e normalitetit në Kuvend. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se institucionet funksionale  janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thuhet në reagim.

Po ashtu edhe BE e ka mirëpritur lajmin, duke e konsideruar një parlament funksional si thelbësor për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në bashkësinë europiane.

Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Mazhoranca dhe grupi i Rithemelimit gjetën dakordësinë parimisht lidhur me kthimin në normalitet të jetës parlamentare dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, ajo për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe komisioni hetimor për koncesionet e dhëna në Shëndetësi.

Pas diskutimit në Konferencën e Kryetarëve u arrit që Gazmend Bardhi nga opozita dhe Klodilda Bushka nga mazhoranca të punojnë së bashku për anëtarësinë e komisioneve hetimore. Të mërkurën 13 mars, do të zhvillohet sërish një seancë për të vendosur për anëtarët e Komisioneve hetimore që pritet të ngrihen.

Po ashtu është arritur dakordësia që të krijohet një nënkomison për të diskutuar ligjet e rëndësishëm që kërkojnë konsensus politik dhe shumicë të cilësuar votash në Kuvend.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Salah 50 gola në Evropë, i pari në historinë e Liverpool: Krenar dhe i lumtur

Shtatë fitore nga shtatë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe seria pozitive e…

3 hours ago

Euroliga në RTSH: Partizani mposht Parisin në Beograd

Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i…

3 hours ago

PSG përmbys City-n, Reali dhuron spektakël, bie Bayern, fitojnë Inter e Milan

Shumë gola në ditën e shtatë të Champions League. Real Madridi jep spektakël: 5-1 ndaj…

3 hours ago

Shpërthejnë sërish zjarret në Kaliforni, jepet urdhër evakuimi për mbi 50 mijë persona

Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri…

3 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, Qeveria i jep KQZ 2,5 miliardë lekë

Qeveria ka miratuar vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë,…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, nuk ndryshojnë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti…

3 hours ago

This website uses cookies.