Daku takohet me gruan e heroit të Kosovës, Agim Ramadani
Vigjilja e ndeshjes më të rëndësishme të Shqipërisë për kualifikuesit e Europianit të Gjermanisë ka nisur me një gjest të madh.
Mirlind Daku ka pasur një vizitore shumë të veçantë në grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë. Sulmuesin nga Gjilani është vizituar bashkëshortja e komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadani.
Daku pas shënimit të golit ndaj Polonisë hoqi fanellën duke festuar dhe në shpinën e tij u ekspozua tatuazhi me piramidën e kufirit të thyer nga komandanti legjendar Agim Ramadani.
Në një lidhje direkte mes Dakut dhe Shukrije Ramadanit pas kësaj ndeshje, sulmuesi gjilanas e ftoi gruan e dëshmorit që të takoheshin.
Ky takim i kërkuar ka ndodhur dhe ajo ka marrë edhe një fanellë të Kombëtares me një mbishkrim të veçantë. Përveç Dakut familjarët e heroit legjendar të luftës ën Kosovë janë takuar edhe pjesëtarë të tjerë të kombëtares shqiptare.
“Takim i këndshëm me Mirlind Daku, dhe sportistët që na bëjnë krenarë ! Në kombëtare nuk ka kufinjë, aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema, ju priftë e mbara e suksesi”, ka shkruar Shukrije Ramadani në profilin e saj në “Facebook”.