Categories: LajmeRajoni

D’Alema kujton telefonatën: Klintoni kishte frikë se Rugova do ishte kundër bombardimeve të NATO-s

Me praninë në Prishtinë të ish-kryeministrit italian, Masimo D’Alema (o. Massimo), bota shqiptare kujtoi të hënën fjalimin e tij drejtuar parlamentit më 26 mars 1999, kur tha se “ndërhyrja në Kosovë është e drejtë, legjitime dhe e duhur”.

Gjatë konferencës “Rugova dhe Perëndimi”, z. D’Alema u kthye pas te roli i ish-presidentit historik të Kosovës prej çlirimit të vendit nga Serbia.

10 Qershori 1999 shënoi fundin e konfliktit luftarak pas bombardimeve të NATO-s, që e zmbrapsi ushtrinë jugosllave.

Z. D’Alema zbuloi se në bisedat e kohës me ish-presidentin amerikan Bill Klinton, shqetësimi i këtij të fundit ishte nëse Rugova do i dilte kundër NATO-s nisur nga parimet dhe idealet e tij njerëzore.

Shqetësimi i Klintonit ishte se pacifisti Ibrahim Rugova mund të fliste kundër bombardimeve të NATO-s. Më pas, nga një konferencë në Romë, Rugova falënderoi NATO-në që mbrojti popullin e tij. E kujtoj Klintonin që i thashë ‘Bill, duhet ta falënderosh Rugovën, sepse unë nuk bëra asgjë për ta bindur’,” u shpreh z. D’Alema.

Ish-kryeministri i Italisë foli dhe për miqësinë që kishte me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Sëmundja e hershme, shtoi ai, e ndaloi Rugovën që ta shpallte pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Unë isha në qeveri, jo kryeministër, por si zëvendës dhe ministër i Punëve të Jashtme. Italia ishte zgjedhur si vend jo i përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Ban Ki Mun në atë kohë e kishte caktuar datën 10 dhjetor si afat kur duhet të mbaronin negociatat. Dhe në dhjetor ishte radha e Italisë që ta udhëhiqte presidencën e Këshillit të Sigurimit. Ai donte personalisht të merrte pjesë në seancë për të bërë thirrje për pavarësi. Kjo u pamundësua nga nacionalizmi i lartë i Serbisë që nuk i pranonte faktet, por nuk mund ta shtynte pafundësisht këtë gjë,” deklaroi z. D’Alema.

Ish-kryeministri italian theksoi synimi i Rugovës për stabilitet ballkanik ende nuk është arritur.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

7 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

7 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

7 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

7 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

7 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

7 hours ago

This website uses cookies.