Dalin prirjet e emigracionit-Sondazhi vlerëson se më shumë emigrojnë nga përfshirja
Shumica studentë, madje të masterit dhe doktorantë, por edhe nga shkollat e mesme, mendojnë të emigrojnë nga Shqipëria. Një sondazh i detajuar ka përfunduar se gjasat për të emigruar mes të pyeturve janë në masën 70%.
Por, prej tyre jo më shumë se 28% mendojnë ta lënë përgjithmonë.
I njëjti kontigjent jep indikacionin prej 20% se do të largohej nëse do të mundej edhe brenda këtij viti. Kjo do të çonte sipas përpunimit të përgjigjeve në një projektim se 19% e shqiptarëve do të mund të largoheshin menjëherë.
Arsyet më të larta lidhen me një jetë më të mirë, rrogë më të mirë, të ardhmen e fëmijëve si dhe për të studiuar.
Një zbërthim interesant ka dhënë treguesi që ndërsa vetëm 19% e të pyeturve janë përgjigjur se jetojnë keq ose shumë keq, nga ana tjetër e shohin në masën 70% emigrimin, çka i shtyn analistët të japin si shkak kryesor të lartë faktorët e quajtur thithës, pra trendin e momentit.