Dalin rezultatet paraprake të censit në Mal të Zi, rritet numri i banorëve në Podgoricë, Ulqin, Tuz dhe Tivar
Mali i Zi ka bërë të ditur rezultatet e censit ku sipas të dhënave paraprake vendi fqinj shënon 633,158 banorë dhe 217,441 mijë familje, duke përfshirë 396,873 apartamente.
Sipas Miroslav Pejoviç, drejtorit të Drejtorisë së Statistikave të Monstatit këto të dhëna janë objekt i rishikimit dhe ende nuk janë përfundimtare.
“Regjistrimi u krye me sukses dhe ne vazhdojmë punën tonë të mëtejshme në mënyrë profesionale dhe në përputhje me ligjin”, tha Pejoviç
Sipas këtyre të dhënave numri i banorëve është rritur për rreth 2 për qind në krahasim me regjistrimin e vitit 2011, kur në vend kishte rreth 620 mijë banorë.
Zyrtarët malazezë bënë shpjeguan gjithashtu se ka rritje të konsiderueshme edhe të banesave, të cilat janë 26 për qind më shumë në krahasim me regjistrimin e mëparshëm.
Rritjen më të lartë të numrit të banesave e kanë shënuar Tivari, Ulqini dhe Budva.
Popullsia më e madhe është në Podgoricë, Nikshiq, Tivar dhe Bijelo Polje, kështu që më shumë se 50 për qind e popullsisë së Malit të Zi jeton në katër komunat më të populluara.
Nga ana tjetër, Shavniku, Pluzhina dhe Zhabljaku kanë më pak banorë. Ajo shtoi se Pluzhina, Shavniku, Andrijevica dhe Mojkovac kishin rënien më të madhe të popullsisë.
Ndihmësdrejtoresha e Monstatit, Snezhana Remikoviq, vuri në dukje se janë 13 komuna që kanë shënuar rritje të numrit të banorëve, ndërsa rritjen më të madhe e ka pasur në Podgorica që është edhe kryeqyteti i Malit të Zi.
Numri mesatar i anëtarëve të ekonomive familjare në Mal të Zi është 2.9, ndërsa numri më i lartë është shënuar në Komunën e Tuzit, përkatësisht 4.2. Shkalla më e ulët është shënuar në Budva, përkatësisht 2.5 anëtarë për familje.
Përveç kësaj, sipas regjistrimit, në Mal të Zi numërohen 1.4 mijë vendbanime, ndërsa me më pak se dhjetë banorë janë 277.
Të dhëna për fenë, kombin dhe gjuhën për disa muaj
I pyetur se pse nuk janë publikuar të dhënat për fenë, gjuhën dhe kombësinë, Pejoviç ka deklaruar se vlerat e përgjithshme sipas rretheve të regjistrimit janë publikuar dhe se përpunimi do të zgjasë disa muaj.
Nga ana e saj, Remikoviç tha se numri i saktë i banorëve nga popullsitë etnike në Mal të Zi nuk dihet derisa të përpunohen të dhënat.
Ndërsa nënvizoi se numri përfundimtar është ndikuar nga shtimi natyror, migrimi ndërkombëtar dhe vendas.
Regjistrimi në Mal të Zi ishte dashur të mbahej në vitin 2021, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa ai i mëparshmi u mbajt në vitin 2011.