Categories: LajmePolitikë

Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e Ahmetajt. Kandidati në radhë, juristi Plarent Ndreca

Dallëndyshe Bici ka refuzuar të marrë mandatin e deputetes të lënë vakant nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Kuvendi njoftoi një ditë më parë mbarimin e afatit kushtetues të mandatit që mbante z. Ahmetaj “për shkak të mungesës pa arsye për mbi 6 muaj në Kuvend”.

Ndër arsyet e saj, znj Bici, aktualisht drejtoreshë e Kadastrës, i ktheu përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se nuk mund ta pranonte postin e parlamentares “për shkak të detyrës funksionale që ushtroj në një institucion qendror”.

Ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qendror,” njoftoi znj. Bici.

Mandati do tentohet t’i kalojë tani kandidatit të radhës në listën e atyre që garuan në zgjedhjet e fundit parlamentare, përkatësisht juristit Plarent Ndreca, i cili ka shërbyer edhe si ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zelensky pas përplasjes me Trump: Dua garanci për vendin tim, marrëdhënia jonë mund të shpëtohet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se ai është i bindur se marrëdhëniet me Presidentin…

16 seconds ago

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

21 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

21 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

21 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

22 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

22 hours ago

This website uses cookies.