Categories: LajmeSportFutboll

Danimarka, 0-0 mjafton për kualifikim: Serbia jashtë

Grupi C ka dhënë verdiktet përfundimtare. Në Mynih, Danimarka dhe Serbia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në 90 minuta, që gëzon danezët dhe hidhëron serbët.

Një Serbi shumë zhgënjyese që sulmon pak, përveç në fund, krijon shumë pak mundësi dhe eliminohet nga Kampionati Evropian. Stojkoviç hodhi në fushë të gjithë arsenalin sulmues, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Danimarka e kontrollon ndeshjen në pjesën më të madhe të kohës dhe është e kënaqur me barazimin e tretë radhazi: përfundojnë në vendin e 2-të pas Anglisë për shkak të rregullit të renditjes më të mirë në kualifikuese!

Ajo që ndodhi në grupin C të Euro 2024 ishte e pabesueshme: Danimarka dhe Sllovenia përfunduan me pikë të barabarta, tre, me një ndeshje direkte që përfundoi 1-1, e njëjta diferencë golash (zero), të njëjtat gola të shënuar (dy, me dy të pësuar) dhe të njëjtin numër kartonësh(gjashtë kartonë të verdhë).

Pra, pse danezët dolën të dytët? Kriteri i fundit ka të bëjë me kontrollin e renditjes së përgjithshme në kualifikueset për Kampionatin Evropian: dy kombëtaret ishin në të njëjtin grup (grupi H), në mënyrë të pabesueshme kishin të njëjtat pikë edhe atje (22), por Danimarka kishte marrë më shumë pikë në përplasjet direkte (1-1 i pari, 2-1 për danezët i dyti).

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

10 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.