Danimarka e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Europian të moshës deri në 17 vjeç në futboll për djem, që ka nisur të hënën në Qipro dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Në fakt danezëve u është dashur punë për të gjetur golin, sepse në gjashtë mundësi të krijuar përballë portës uellsiane gjithnjë e kanë patur shënjestrën e gabuar. Dhe vetëm në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Obi, pasi ka shmangur dhe portieri Llajns, ka shënuar golin e parë.

Në pjesën e dytë një garë e portierit uellsian në pasimin e topit i jep mundësi Danimarkës të gjejë golin e dytë. Autorësia është e Johanesen në të 48’, i cili shënon në portën e boshatisur. Uellsi përpiqet të gjejë golin e nderit, ndërsa Breum-Harild ka treguar aftësitë e tij. Në vërshëllimën e fundit të Antoniut, 2-0 për Danimarkën, kurse Serbia ka fituar 1-0 me Ukrainën.

Kampionati Europian i moshës deri në 17 vjeç përfundon më 5 qershor, ndërsa fituese në fuqi është Gjermania, që mungon këtë edicion.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.