Darka në Athinë, Kurti: Kusht për fqinjësinë e mirë, njohja reciproke

b8521bc361e04f1c8bbb086533d5fdf0

b8521bc361e04f1c8bbb086533d5fdf0

I pranishëm në darkën informale të zhvilluar në Athinë, me ftesë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka vënë theksin te njohja reciproke si kusht për fqinjësi të mirë.

Sipas Kurtit, të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet “t’i përmbahen dhe të zbatojnë demokracinë”.

Minoritete do të ketë çdo herë, por kërkohet simetri dhe balancë në respektimin e minoriteteve bazuar në Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare,” theksoi Kurti.

Deklarata e Kurtit vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk janë normalizuar pas tensioneve në veri të Kosovës. BE ka ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve, por ende nuk është gjetur dakordësia.

Në darkën informale morën pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen; Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy; Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic; Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu; Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov; Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic; dhe Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

Liderët diskutuan rreth pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ku theksuan mbështetjen ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës. Po ashtu ata kërkuan përgjegjësi dhe ndëshkim për krimet e kryera gjatë luftës.

Takimi nënvizoi edhe mbështetjen për zgjerimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në fund të takimit u miratua një deklaratë e përbashkët, e cila bën thirrje për rienergjizimin dhe rifokusimin në procesin e zgjerimit për anëtarësim në BE; mbështetje të palëkundur për pavarësinë e Ukrainës; ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe thirrjen për përgjegjësi ndaj atyre që kryen krime.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.