Categories: LajmeRajoni

DASH: Autorët e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë. Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se pret nga Serbia që të ndërmarrë hapa tjerë të de-përshkallëzimit dhe të vazhdojë me tërheqjen e trupave nga kufiri me Kosovën.

Zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel, është shprehur se është kosntatuar tërheqja e disa prej  forcave dhe pajisjeve që nga thirrja e SHBA-ve më 29 shtator.

“Presim që Serbia të marrë hapa tjerë të de-përshkallëzimit dhe të vazhdojë me tërheqjen e trupave”, ka thënë Patel.

Gjithashtu DASH ka kërkuar që të gjithë të përfshirët në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të dalin para drejtësisë.

I pyetur në konferencën për mediat në lidhje me arrestimin e terroristit, Milan Radojiçiq, zëdhënësi i DASH-it, Patel ka theksuar se të gjithë autorët dhe drejtuesi e sumit në Banjskë duhet të sillen para drejtësisë.

Ne kemi parë raportet, nuk do të shkojmë para hetimeve, ne e dimë se sulmet ishin mirë të koordinuara dhe planifikuar. Dhe të gjithë që ishin të përfshirë në planifikim dhe ekzekutim të këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, ka theksuar Patel.

Ndërkaq, ditën e sotme Milan Radoiçiq është liruar nga paraburgimi, ndërsa i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar largimi jashtë Serbisë si dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Gjykata e Lartë në Beograd përmes një deklarate për mediat ka bërë të ditur se pasi ka dëgjuar të pandehurin Radoiçiq (i cili akuzohet për drejtimin e grupit terrorist serb në sulmin e Banjskës së 24 shtatorit) për arsyet e caktimit të paraburgimit, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për ta lënë në paraburgim.

Në të njëjtën kohë, të pandehurit Milan Radioçiq i është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga vendbanimi, i është ndaluar të largimi nga territori i Republikës së Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës dhe është urdhëruar që çdo datë 1 dhe 15 të muajit të paraqitet në organin kompetent në stacionin policor. Të pandehurit i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Republikës së Serbisë si dhe është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse shkel ndalesat dhe detyrimet e vendosura”, thuhet më tej në deklaratën e Gjykatës së Lartë në Beograd.

Më 30 shtator, Radoiçiq iu përgjigj ftesës së autoriteteve shtetërore të Serbisë dhe në cilësinë e tij si qytetar dha deklaratë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për sulmin terrorist serb në Banjskë, të 24 shtatorit, në veri të Republikës së Kosovës.

Më 26 shtator, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi një video, ku deklaroi se një burrë i veshur me uniformë dhe armë në duar, i cili ka marrë pjesë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, është Radoiçiqi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

1 day ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

1 day ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

1 day ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

1 day ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

1 day ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

1 day ago

This website uses cookies.